Policia e Kosovës realizon pilot projektin për vendosjen e shenjave të trafikut në komunikacion

Policia e Kosovës realizon pilot projektin për vendosjen e shenjave të trafikut në komunikacion

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, kanë filluar pilot projektin e vendosjes së shenjave të trafikut, të cilat paralajmërojnë shoferët për kontrollin e shpejtësisë me radar nga njësitë policore të trafikut.

Vendosja e këtyre shenjave fillimisht është realizuar në rajonin e Gjilanit, konkretisht në rrugët Gjilan – Prishtinë dhe Gjilan – Ferizaj, ku pas përfundimit të pilot projektit do të bëhen vlerësime profesionale për efektin e këtij projekti në vetëdijesimin e pjesëmarrësve dhe reduktimin e kundërvajtjeve apo aksidenteve në trafik, pastaj do të vazhdohet edhe në rrugët tjera në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Shenja është dizajnuar në atë mënyrë që të duket e thjeshtë dhe e lehtë për t’u kuptuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1494 tiketa, janë regjistruar 36 aksidente trafiku ku 10 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Manastiri i Deçanit

Manastiri i Deçanit

Manastiri Deçanit është ndërtuar në pjesën e parë të shekullit XIV. Bazuar në mbishkrimin e gravuar mbi arkitraun e portikut jugor në narteksin (hajatin) e kishës ajo është ndërtuar në periudhën 1327-1335.

Manastiri i Deçanit gjendët në perëndim të Kosovës, në Komunën e Deçanit, në luginën e lumit Lumbardhë. Kisha së bashku me kupolën është e lartë 32 m, gjatë perjudhës mesjetare është njohur me emrin Deçani i Lartë. Nga jashtë, ndërtimi i kishës është përzierje e stileve romake dhe të gotikës, ndërsa brenda është e mbuluar me vizatime të kombinuara tradicionale të stilit ortodoks të lindjes dhe atij bizantin.

Manastiri është ndërtim monumental, bazilikë me pesë anijata e mbuluar me kube, e cila qëndron mbi tambur dhe narteksin me tri anijata. Në Kishë janë të ndërtuar edhe dy altarë të veçantë. Njëri në pjesën veriore të Kishës së Shën Dhimitrit, ndërsa tjetri në anën jugore të Kishës së Shën Nikollës. Arkitekti kryesor i Manastirit të Deçanit ka qenë mjeshtri Fra Vito nga Kotorri, një murg françeskan, i cili e kishte zbukuruar manastirin me shumë elemente të cilat e veçojnë romanikën. Njëkohësisht, manastiri i Deçanit është i pasur me freska nga shekulli XIV.

Manastiri ka një thesar të pasur të eksponateve të lëvizshme me vlera të mëdha muzeale. Në këto koleksione duhet veçuar ikonat, librat në dorëshkrim si dhe lëndët e ndryshme në përdorim për ceremonitë liturgjike.

Manastiri i Deçanit është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore në mbrojte të UNESCO. Bazuar ne vlerat historike, artistike, shoqërore dhe shpirtërore, aseti I trashëgimisë Kulturore Manastiri i Deçanit në vitin 2016 është shpallur në mbrojtje të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Bazuar në informacionet e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1552 tiketa, janë regjistruar 49 aksidente trafiku ku 16 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa një ishte me fatalitet.

Vazhdojnë aktivitetet policore në edukimin e nxënësve për rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor

Në vazhdën e aktiviteteve policore për sigurinë e nxënësve për vitin e ri shkollor, Policia e Kosovës përveç prezencës së shtuar në afërsi të shkollave, ka vazhduar me fazën e dytë të aktiviteteve që ka të bëjë me realizimin e ligjëratave në shkollat fillore dhe të mesme të vendit, me qëllim ofrimin e njohurive themelore mbi rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor.

Policia e Kosovës, në kuadër të këtij muaji, ka planifikuar që të ligjëroj mbi rregullat e trafikut rrugor në gjithsejtë 159 shkolla në mbarë vendin, duke përfshirë të gjitha komunitetet.

Policia e Kosovës përveç ligjëratave, në fazën e radhës do të realizojë edhe demonstrimin praktik në teren nën mbikëqyrje të policisë së trafikut dhe njësive tjera relevante.

Për realizimin e këtyre aktiviteteve falënderojmë nxënësit për pjesëmarrje, po ashtu falënderojmë për mbështetje institucionet relevante në nivel lokal dhe qendror.

Cituar nga Policia e Kosovës

Kalaja e Vjetër

Kalaja e Vjetër

Kalaja e Vjetër urbane e tipit fushor, ndodhet në qendër të bërthamës së vjetër të qytetit të Vushtrrisë.

Sipas studiuesve ishte ndërtuar në shek. VII nga perandori bizantin Justiniani i Parë. Konkludimet e tyre mbështeten në ekzistencën e themeleve të vjetra në të cilat u rindërtua kalaja.

Në kohërat e vjetra kalaja ka shërbyer si strehim për karvanët e tregtarëve. Për shkak të pozitës strategjike gjatë periudhave të ndryshme, kalaja ka shërbyer si burg, depo e armatimit si dhe për qëllime të tjera ushtarake.

Përbëhet nga dy pjesë, kullës dykatëshe në lindje dhe mureve rrethuese në perëndim. Në bazë të disa studimeve dhe gjetjeve në terren, Kalaja e Vjetër disa herë u rindërtua. Sistemi fortifikues i mureve të kalasë, ruan një bazë këndrejtë, ndërsa kulla me bazë katrore ka përdhesën dhe katin mbi të cilën është ndërtuar platoja për mbrojtje me dhëmbë të gjerë prej gurëve. Muret rrethuese të kalasë mbështeten në skajet e mureve anësore të kullës duke e lënë pjesën më të madhe të saj jashtë mureve rrethuese.

Bazuar në vlerat arkeologjike, artistike, shoqërore, shpirtërore, rariteti dhe shkencore, aseti Kalaja e vjetër në vitin 2016 është shpallur në mbrojtje të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Ky shkrim u bazua në informacionet e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 912 tiketa, janë regjistruar 29 aksidente trafiku ku 16 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa asnjë nuk ishte me fatalitet.

Municipium Ulpiana-Justiniana Secunda

 Municipium Ulpiana-Justiniana Secunda

Municipium Ulpiana – Justiniana Secunda gjendet rreth 12 km në jug-lindje të Prishtinës, është njëra nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike në Kosovë. Gjatë periudhës romake, Ulpiana ishte njëra nga nyjet kryesore komunikuese në mes të Konstandinopojës dhe Romës.

Pranë qytetit antik bëhej kryqëzimi i rrugëve që lidhte detin Adriatik me detin Egje. Rrugët më të njohura ishin: Via Lissus-Naissus dhe ajo e Scupit. Në vitin 169 e.s. Ulpiana e fiton statusin e municipit (Municipium Ulpianum). Sidoqoftë, Ulpiana zhvillimin më të madh e ka arritur në periudhën në mes të shekujve III dhe IV e.s. periudhë kjo kur shndërrohet në një qendër të fortë politike, ekonomike dhe kulturore.

Në periudhën e perandorit Justinian në shekullin VI, Ulpiana riemërohet në Justiniana Secunda. Zbulimet e para arkeologjike kanë filluar që nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar dhe kanë vazhduar deri në ditët e sotme nga studiues të arkeologjisë vendor dhe të huaj, që kanë rezultuar me zbulimin e disa monumenteve kulti dhe objekteve sakrale, pjesë të mureve rrethuese së bashku me kullat mbrojtëse, castrum apo garnizoni ushtarak romak, pastaj qindra fragmente të gjetjeve/artefakteve të llojllojshme.

Në kuadër të gërmimeve arkeologjike janë zbuluar edhe pjesë të tjera të qytetit siç janë: Porta veriore, Tempulli me portik, bazilika me fortifikatë, dyshemeja me mozaik në bazilikën, baptisteri dhe nekropoli verior.

Në tetor të vitit 2016 Ulpiana është shpallur park arkeologjik. Bazuar në vlerat historike, arkeologjike, artistike dhe shkencore, aseti Minicipium Ulpiana- Justiniana Secunda në vitin 2016 është shpallur në mbrojtje të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Ky shkrim u bazua në informacionet e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1251 tiketa, janë regjistruar 31 aksidente trafiku ku 19 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa asnjë nuk ishte me fatalitet.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1404 tiketa, janë regjistruar 56 aksidente trafiku ku 20 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa asnjë nuk ishte me fatalitet.