Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1529 tiketa, janë regjistruar 31 aksidente trafiku ku 14 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa asnjë me fatalitet.

Vendi me shpejtësinë më të ulët të lejuar në BE

Vendi me shpejtësinë më të ulët të lejuar në BE

Holanda do të bëhet zyrtarisht vendi me shpejtësinë më të ulët të lejuar në Bashkimin Evropian

Holanda planifikon të zvogëlojë shpejtësinë e lejuar nëpër autostrada nga 130 në 100 kilometra në orë në përpjekje për të zvogëluar emetimet e gazrave, raporton Financial Times.

Me këtë masë, Holanda do të bëhet zyrtarisht vendi me shpejtësinë më të ulët të lejuar në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Mark Rutte tha se qeveria Holandeze do të merr një masë jopopullore në mënyrë që të zvogëlon emetimet e gazrave të azotit të prodhuar nga industria e blegtorisë për të përmirësuar gjendjen mjedisore.

Makinat do të mund të ngasin në kufirin aktual të shpejtësisë ndërmjet orës 7 pasdite dhe 6 të mëngjesit.

Gjykatat në Holandë gjithashtu kanë ndaluar ndërtimin e 18,000 projekteve të infrastrukturës dhe rreth 75,000 shtëpive të planifikuara për vitin e ardhshëm, pasi shteti deri më tani nuk ka qenë në gjendje të zvogëlojë ndotjen nën objektivin e saj vjetor.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1445 tiketa, janë regjistruar 31 aksidente trafiku ku 12 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa 1 aksident ishte me fatalitet.

AMCK në bashkëpunim me Eurogomën vijnë me një ofertë fantastike

AMCK në bashkëpunim me Eurogomën vijnë me një ofertë fantastike

Përveç që do të pajiseni me gomat më kualitative në treg, ju do përfitoni 30% zbritje 3 vite garancion dhe një asistencë falas nga AMCK.

Është kjo oferta më e re nga Eurogoma në bashkëpunim me AMCK, ku secili konsumator që blen 4 goma nga cilido brend përfiton pakon SPECIALE nga AMCK.

Çka përmban pakoja SPECIALE e Asistencës?

*Asistencë rrugore (Një asistence ne vit)

*Riparime te mundshme (Ndërrim te gomave, Transport te lendeve djegëse, Ndërrim te siguresave, Aktivizim i energjisë me akumulator)

*Bartje deri ne 50 km

*Këshilla Ligjore

*Bashkëpunim i vazhdueshëm me kompanitë e mobilitetit jashtë territorit te Kosovës (Shqipëri, Maqedoni, Mal te zi dhe Serbi) *Informacion 24\7 – 365 dite

*Oferta Turistike

Kurdo që keni nevojë për ndihmë 24\7, e tëra që duhet të bëni është të telefononi pa pagesë 1919, ne do jemi aty për ju.

Oferta vlenë deri me 15 Dhjetor 2019.

Manastiri i Graçanicës

Manastiri i Graçanicës

Gjendet në qendër të Graçanicës. Manastiri i sotëm është rikonstruktim i një kishe të shek. XIV kushtuar Virgjëreshës Mari, e cila ishte ndërtuar në themelet e një bazilike të hershme krishtere të shek. VI.

Restaurimi më i madh në manastir është bërë nga fundi i shek. XVI, ku të gjitha hapjet në narteksin e jashtëm janë murosur dhe janë pikturuar afreske të reja.

Piktorët e famshëm nga Selaniku Mihajli dhe Evtihije i përfunduan afresket në kishën kryesore deri më 1321, prej të cilave Cikli i Festave të Mëdha, Mundimet dhe Mrekullitë e Krishtit janë më të njohurat. Enterieri i manastirit është i pasur me afreske.

Manastiri i Graçanicës është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore në mbrojte të UNESCO-s. Bazuar në vlerat historike, artistike, shoqërore, shpirtërore, aseti Manastiri i Graçanicës në vitin 2016 është shpallur në mbrojtje të përhershme nga Këshillit i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Ky tekst u bazua në informacionet e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1555 tiketa, janë regjistruar 42 aksidente trafiku ku 23 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Ndotja e ajrit po kërcënon shëndetin e popullatës

Reagim nga Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës rreth ndotjes së ajrit

” Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike si Institucioni më i lartë shëndetësor, shkencor dhe profesional në vazhdimësi hulumton ndikimin e faktorëve mjedisor në shëndetin e popullatës, propozon dhe merr vendime profesionale dhe u rekomandon institucioneve kompetente eleminimin e mangësive të zbuluara dhe ndikimin e tyre të dëmshëm në shëndet.

Jemi të obliguar të informojmë popullatën me shkaqet e ndotjes së ajrit i cili mund të kërcënon shëndetin.

Në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës po zhytet në smog që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra dhe aerosole i cili vërehet gjithandej.

Vlerat e PM2.5 gjatë dimrit pritet të jenë disa herë mbi vlerat normale.

Efektet afatshkurta të aerondotjes nga partikulat, sipas shumë të dhënave na çojnë drejt rritjes së numrit të sëmurëve me astmë bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive tek moshat e shtyera, rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së mortalitetit.

Si burime potencialisht ndotëse tashmë të njohura janë termocentralet elektrike, përdorimi i ngrohjes në sezonën e dimrit, automjetet e vjetëruara dhe trafiku i dendur, djegja e shtuar e karburanteve dhe lëndëve të ngurta djegëse, djegja e mbeturinave, përdorimi i pesticideve, mungesa e sipërfaqeve të mjaftueshme gjelbëruese, mos pastrimi i rrugëve, ndërtimet gjatë tërë vitit pa plan të mirëfillt urbanistik, dhe prania enorme e pluhurit në qytet.

Këtë situatë shqetësuese do ta rëndojnë edhe më shumë ditët e ftohta që do të vijnë dhe rënjet e temperaturave që do ta rëndonte edhe më shumë ndotjen e ajrit si pasojë e ngrohjes me lëndë të ndryshme djegëse të dëmshme dhe jokualitative që po përdorin qytetarët.

Duke analizuar situtën aktuale dhe nisur nga parashikimi se edhe sivjet do të ballafaqohemi me të njejtën gjendje të ndotjes së ajrit,

Instituti Kombëtar, propozon këto masa strategjike:

1.Urgjentisht të përpilohet një plan veprimi për përmirësimin e cilësisë së ajrit sidomos në kryeqytet.

2. Adoptimi dhe transpozimi i legjislacionit te ajrit në përputhje me direktivat e EU dhe standardeve të OBSH.

3. Implementimi i programeve kombëtare dhe projekteve të përbashkëta për fushën e aerondotjes.

Masat specifike:

4. Urgjentisht të hiqen nga përdorimi veturat e vjetra dhe veturat pa katalizator.
5. Inspektoratet e mjedisit të bëjnë kontrollin rigoroz të kualitetit të karburanteve dhe konsumimit të lëndëve të ngurta djegëse që përdoren për ngrohje nga qytetarët.
6. Shtimi i numrit të autobusëve me karburante ekologjike në transport publik.
7. Shtimi i sipërfaqeve gjelbruese në zona urbane.
8. Matja e kontaminimit në pikat kyqe në Kosovë dhe paraqitje ditore e rezultateve online.

Masa individuale (rekomandime shëndetësore për popullatën) kur ajri ka vlera të larta të ndotjes;

1. Të redukohen daljet në qytet dhe në vendet me ajër të ndotur në mëngjes dhe mbrëmje e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat;
2. Të qëndrohet në shtëpi dhe mos të hapen dritaret për ajrosjen e dhomave derisa zgjasin vlerat e larta.
3. Personat që pashmangshëm duhet të dalin në aktivitetet e tyre jashtë shtëpisë të përdorin maska mbrojtëse, të mbulojnë gojën e hundën me shall.
4. Të redukohet pirja e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërisht ndalimi i duhanpirjes brenda hapsirave të banimit, punës, shkollave dhe spitaleve.
5. Grupet e popullatës së rrezikuar të tilla si me sëmundje kronike pulmonare, të zemrës, pacientët astmatik dhe të prirur për alergji, të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna rekomandohet që të kalojnë më shumë kohë në mjedise me nivele të ulëta të ndotësve, të tilla si malet dhe vendpushimet e shëndetshme.

Ekspertët e Institutit Kombëtar paralajmërojnë dhe alarmojnë se nëse nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore do të jetë shqetësuese.”

Pergatiteni veturën tuaj për sezonën dimërore me këto këshilla!

Bëni gati veturën për sezonën dimërore me këto këshilla!

Dimri po afrohet, tani është koha e përshtatshme për ta përgatitur makinën sepse ngasja do të vështërsohet për shkak të kushteve atmosferike dhe gjendjes së rrugëve, herë me shi e herë me ngrica. Lexojini këshillat me poshtë për vozitje të sigurtë gjatë sezonit.

1. Kontrolloni gomat tuaja

Me rënien e temperaturave bie edhe presioni i ajrit në gomë.  Presioni i ulët mund të ketë ndikim shumë të madh në drejtimin e makinës, prandaj është e rëndësishme që shtypja e ajrit të jetë në nivelin e duhur.  Kontrolloni manualin e makinës për tu informuar rreth presionit të lejuar për gomat e automjetit tuaj.

Kujtojmë se thellësia e vijave të gomës për përdorim të dimrit duhet të jetë më e madhe se 4 milimetra, kontrolloni edhe thellësinë e vijave të gomave që keni.

Nëse gomat momentale nuk i plotësojnë kushtet e cekura më lart, konsiderojeni mundësinë e blerjes së setit të gomave të dedikuar për dimër. Kështu ju do të jeni të sigurt në rrugë dhe do ti shmangeni çdo pengese gjatë dimrit.

2. Kontrolloni Baterinë

Kapaciteti juaj i baterisë ulet nga moti i ftohtë. Një inspektim i plotë i baterisë, kabllove, terminaleve dhe lëngjeve do t’ju ndihmojë të siguroheni se makina juaj është e gatshme për dimër. Kontrolloni kabllot e baterisë për çarje dhe thyerje. Nëse niveli është nën fundin e kapakut, mbushni me ujë të distiluar. Testojeni baterinë duke u afruar pranë serviseve te autorizuara, me testimin e saj ju mund te informoheni për jetëgjatësinë e baterisë qe posedoni.

3. Kontrolloni Vajin

Në mënyrë që makina juaj të performojë mirë gjatë sezonit të dimrit ju duhet të kontrolloni vajin tuaj për tu siguruar që niveli dhe dendësia janë në nivelin e duhur. Gjithmonë sigurohuni që të keni kontrolluar me manualin e automjetit tuaj në mënyrë që vaji i vendosur në makinë të jetë sipas specifikave të rekomanduara në manual.

4. Dritat

Bëni një kontroll të dritave tuaja duke përfshirë dritat e frenimit,dritat që përdoren gjatë ditës dhe sinjalet e kthimit nëse janë duke punuar.

5. Kontrolla e përgjithshme e makinës është esenciale për makinën para sezonit të dimrit

Frenat, sistemi i ngrohjes  dhe antifrizi janë disa nga elementet të cilat duhet t’i keni parasysh para çdo udhëtimi, e sidomos ne rrugëtimet e ndërrmara gjate sezonit dimëror, ku temperaturat e ulëta kane ndikim direkt ne automjetin tuaj. Kontrollimi i përgjithshëm ndihmon ne parandalimin e problemeve eventuale qe mund te shfaqen gjate rrugës.

Nga tani, ose paisjet dimërore ose gjobë!

Nga tani, ose paisjet dimërore ose gjobë!

15 Nëntori ishte dita e fundit kur qytetarët kishin mundësi të bëhen gati për sezonën dimërore.

Bazuar në ligjet në fuqi, nga kjo datë deri më 15 Mars të gjithë drejtuesit e automjeteve janë të obliguar që t’i kenë veturat e gatshme për dimër, kjo nënkupton që duhet t’i vendosin gomat e dimrit, t’i ken zinxhirët dhe pajisjet e tjera dimërore brenda në veturë, në të kundërtën do të dënohen me gjobë.

E gjithë kjo bëhet për shkak të sigurisë së shoferëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Rikujtojmë se thellësia e vijave të gomës për përdorim të dimrit duhet të jetë më e madhe se 4 milimetra.

Shikoni dallimet mes gomave të lira dhe të shtrenjta për dimër

Shikoni dallimet mes gomave të lira dhe të shtrenjta për dimër

A mund ta kaloni dimrin me goma të lira dhe sa janë ato sigurta?

Për të zbuluar këtë, Tire Reviews kanë testuar makinat me set gomash premium Nokian WR SnowProof dhe gomave më të lira Tristar Snowpower 2.

Sic shihet në video, ata provojnë frenimin dhe trajtimin e dëborës, frenimin e akullit, trajtimin e thatë dhe të lagësht dhe frenimin e thatë dhe të lagësht.