Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1399 tiketa, janë regjistruar 41 aksidente trafiku ku 19 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa 1 ishte me fatalitet.

Si t’i evitoni aksidentet gjatë ditëve me shi

Si t’i evitoni aksidentet gjatë ditëve me shi

Siç njoftojnë meteorologët, të reshurat do na përcjellin gjatë ditëve në vazhdim. AMCK ju këshillon që të keni kujdes kur ngisni veturën, dhe t’i ndiqni këshillat tona për parandalimin e aksidenteve.

Mëngjesi, i rrezikshëm

Vjeshta dhe dimri përveç të reshurave karakterizohen edhe me mjegull, e cila ndikon negativisht duke e zvogëluar dukshmërinë. Për këtë është e rëndësishme që të mbahet distanca e caktuar, gradualisht dhe në kohë të frenohet, dhe të shmangen lëvizjet e papritura dhe ato të ndërrimit të drejtimit.

Në vendet me banim është e nevojshme që të keni kujdes të shtuar, sidomos në afërsi të shkollave, vendeve për këmbësorë dhe në udhëkryqe. Sa i përket jashtë qytetit, rreziqet më të mëdha janë në kthesa, sidomos në rrugët e lagura, ku mundësia që vetura të rrëshqas është shumë e madhe.

Duke u bazuar në statistikat e faktorëve të aksidenteve, pikërisht humbja e kontrollit të makinës, është fajtori kryesor për numrin e madh të aksidenteve në të cilat mbeten shumë të lënduar dhe të vdekur.

Zgjatja e rrugës së frenimit

Kur rruga është e lagur, rruga e frenimit është për 50 për qind më e gjatë sesa në kushtet normale të ngasjes. Në praktikë, kjo do të thotë që me rastin e ngasjes së makinës me shpejtësi 50 kilometra në orë në kushte normale rruga e ndalimit është përafërsisht 29 metra, derisa në shi kjo zgjatet deri në rreth 45 metra.

Ndërsa me rastin e shpejtësisë deri në 100 kilometra në orë, për ndalim nevojiten 90, përkatësisht 155 metra. Pasi që nga 15 nëntori deri më 15 mars janë të domosdoshme pajisjet dimërore, në radhë të parë pneumatikët e dimrit, kur në rrugë ka borë e akull është e nevojshme që me kohë t’i ndërroni gomat, dhe po ashtu të kontrolloni gjendjen në të cilën gjendet makina, të kontrolloni akumulatorin, fshirësit e xhamave dhe sistemin për ngrohje, shkruan AMCK.

Aksident në Gllarevë

Aksident në Gllarevë

Para pak orësh ka ndodhur një aksidenti mes dy veturave në fshatin Gllarevë.

Sipas deshmitarëve rasti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së madhe, ndërsa raportohet edhe për persona të lënduar.

Kalaja e Veletinit me minierat antike

Kalaja e Veletinit me minierat antike

Fortesa e Veletinit ndodhet rreth pesë km në juglindje të lokalitetit arkeologjik të Ulpianës, dhe rreth 1.5 km në veriperëndim të Janjevës, e pozicionuar në pjesën kodrinore të fshatit Shashkoc që është një ‘ishull’ në kuadër të Komunës së Prishtinës, ndonëse fizikisht nuk bënë pjesë në të.

Kalaja apo qyteza minerare e Veletinit përmban vlera të rëndësishme arkeologjike, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Si një lokalitet shumështresor, Veletini është njëra nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike me karakter arkeometalurgjik minerar në vendin tonë dhe në rajon.

Lokaliteti arkeologjik shumështresor i Veletinit është i veçantë si në aspektin arkeologjik ashtu dhe në atë të trashëgimisë industriale. Lokacioni ku shtrihet ky lokalitet arkeologjik është një peizazh i veçantë. Kjo trevë e njohur me karakter xehetar, minerar ka qenë pjesë përbërëse e Municipium Ulpiana.

Bazuar në vlerat historike, arkeologjike dhe shkencore, aseti Kalaja e Veletinit me minierat antike në vitin 2016 është shpallur në mbrojte të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Ky shkrim u bazua ne informacionet e Keshillit te Kosoves per Trashegimi Kulturore.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1660 tiketa, janë regjistruar 44 aksidente trafiku ku 9 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa asnjë nuk ishte me fatalitet.

Edhe në këtë pjesë të kryeqytetit do të vendosen semaforë

Edhe në këtë pjesë të kryeqytetit do të vendosen semaforë

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që për hir të sigurisë në trafik, edhe në një pjesë të kryeqytetit të vendosen semaforë. Bëhet fjalë për udhëkryqin e rrugëve Xheladin Rekaliu, Eqrem Çabej, Enver Maloku e Hajrullah Abdullah (saktësisht te furra Qerimi).

Lajmin e bëri të ditur i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në Facebook.

“Ky kryqëzim është lokacion i shpeshtë i aksidenteve rrugore dhe pas analizave me policinë, Komuna ka vendosur për vendosjen e semaforëve.”, shkroi kryetari Ahmeti.

13 GJËRA QË DUHET T’I MBANI NË VETURËN TUAJ GJATË SEZONES SË DIMRIT

13 GJËRA QË DUHET T’I MBANI NË VETURËN TUAJ GJATË SEZONES SË DIMRIT

Pastrues akulli dhe furçë bore. (Kjo është një nga gjërat më të rëndësishme për të mbajtur në makinën tuaj gjatë dimrit.)

Lopatë. (Blini një lopatë të vogël për të mbajtur në bagazhin tuaj. Do të jetë e dobishme nëse makina juaj ka ngecur në dëborë ose nëse duhet të pastroni një shteg.)

Dorëza dhe veshje të tjera dimërore.

Batanije.

Reflektor dhe trekëndësh sinjalizues.(Stuhitë e borës zvogëlojnë dukshmërinë qoftë gjatë ditës, qoftë gjatë natës. Reflektorët do të ndihmojnë makinat e tjera dhe automjetet e urgjencës të shohin nëse ndaleni në anën e rrugës.)

Çantën e ndihmës së shpejtë.

Kabllot për ndezje të veturës. (Moti i ftohtë mund të ndikojë negativisht në baterinë e një makine. Kështu që nëse mbani me vete kabllot për ndezje do t’i shmangni pritjet e gjata në të ftohtë.)

Lëng shtesë për xham.(Sigurohuni që lëngu të ketë përbërës antifriz për të mos lejuar ngrirjen e tij. Pastrimi i xhamit tuaj me lëng do të përmirësojë shikueshmërinë në një stuhi dimri.)

Elektrik dore.(Gjatë dimrit errësohet herët. Nëse ngecni, përdorni elektrik dore për të zbuluar se çfarë është e gabuar. Mund të ju bëjë edhe më të dukshëm për të tjerët në rrugë.)

Litar ose zinxhir.(Një zinxhir tërheqës është një mjet i shkëlqyeshëm për të nxjerrë makinën tuaj nga dëbora.)

Mbushës telefoni.(Mundohuni ta mbani telefonin tuaj të mbushur para se të udhëtoni, por për siguri gjithmonë mbani një mbushës të celularit edhe në makinën tuaj.)

Syze dielli.(Reflektimi i diellit në dëborë është i ndritshëm. Vendosni syze dielli ndërsa ngisni për të zbutur reflektimin.)

Ujë dhe ushqime që nuk mund të prishen. (Nëse bllokoheni, mund të duhet të prisni për ndihmë. Pritja mund të zgjasë nëse kushtet e rrugës janë të këqija. Ruajtja e ujit dhe ushqimeve në makinën tuaj do të vijnë në ndihmë në këto situata.)

Rokulliset vetura në Prishtinë

Rokulliset vetura në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot gjatë orëve të para të mëngjesit.

Një veturë është aksidentuar duke u rrokullisur në mes të rrugës në lagjen ‘Emshir’, të Prishtinës.

Si pasojë nga qytetarët që kanë qenë në vendin e ngjarjes raportohet edhe për të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Ja pse duhet t’i mbani fëmijët në ulëset e tyre në veturë

Ja pse duhet t’i mbani fëmijët në ulëset e tyre në veturë

Çdo ditë ekspertët dalin me metoda dhe këshilla të reja rreth sigurisë së fëmijëve në veturë.

Është e vështirë t’i mbash ata në ulëset e tyre të veçanta, sidomos kur fillojnë të rriten, prindërit kanë shumë problem që t’i bindin fëmijët e tyre se ajo është për të mirën e tyre, e në shumë raste prindërit heqin dorë dhe i lënë fëmijët të bëjnë si ata duan.

Mirëpo kjo nuk ndodhi në rastin e Jen, ajo shprehet se edhe pse djali i saj 9 vjeçar shpesh është shprehur kundër urdhrit të nënës për t’u ulur në ulësen e tij (booster), ajo nuk ka hequr dorë.

Një ditë ajo mori një thirrje nga bashkëshorti i saj i cili i kumtoi lajmin se ai dhe djali ishin përfshirë në një aksident trafiku.

Kur Jen pa veturën e shtypur, u tmerrua nga ajo se çfarë kishte mundur t’i ndodhte djalit dhe burrit të saj.

Shkoi duke vrapuar tek autoambulanca dhe pa se djali po merrte ndihmën e parë nga mjekët, ata u befasuan se si djali kishte shpëtuar pa lëndime të rënda, kishte vetëm disa të nxira në pjesën e gjoksit, dhe e gjithë kjo ishte falë ulëses së tij, ajo i kishte shpëtuar jetën.

Për fat të keq burri kishte lëndime më të rënda por prap ishte jashtë rrezikut për jetë.

“Nuk mund ta shpreh me fjalë se sa herë jemi grindur me djalin, sepse ai nuk donte të ulej në ulësen e tij, jam shumë e lumtur që nuk kam hequr dorë”- tha Jen, e cila vendosi ta ndante historinë me ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo u bëri thirrje të gjithë prindërve që të mos heqin dorë kur bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve, djali i saj është provë e gjallë se si ulësja i ka shpëtuar jetën.

Xhamia e Sinan Pashes

Xhamia e Sinan Pashes

Xhamia e Sinan Pashës ndodhet në Zonën Historike të qytetit të Prizrenit. Me pozitën e saj dominuese, dimensionet, formën, proporcionin e minares ndaj kupolës, materialet dhe teknikën e ndërtimit, dekorimet e pasura në enterier, Xhamia e Sinan Pashës paraqet njërin prej monumenteve më karakteristike të Prizrenit e ndërtuar në vitin 1615.

Ka planimetri katrore me një nishë në pjesën juglindore që e bën xhaminë më specifike në krahasim me të tjera në Kosovë. Minarja e xhamisë është ndërtuar prej gurëve shtufe (siga), me bazë katrore dhe trung rrethor. Para hyrjes në xhami ndodhet hajati i hapur, i punuar prej guri. Hajati ka tri kupola të mbuluara me plumb të cilat mbështeten në shtylla guri me bazë rrethore. Xhamia mbulohet me një kupolë të gjerë më diametër 42.5 m. Enterieri është hapësirë unike, e ndriçuar përmes dritareve të radhitura në nivele, me kupolë të pikturuar me motive florale në tri faza.

Dy fazat e para të pikturave murale u takojnë shekujve XVI-XVII të punuar me teknikën “al seko”, kurse faza e tretë i takon periudhës së shekullit XIX të punuar në stilin Barok, ku mbizotërojnë motivet me ngjyrë të kaltër. Në anën jugorë të xhamisë gjendet oborri i madh i rrethuar me mure nga guri. Sipas tipologjisë xhamia e Sinan Pashës i takon tipit të xhamive me nishë (mihrab) dhe me hajat (portik) të ndërtuar prej guri, në të cilin gjendet edhe një mihrab. Deri ne vitin 1912, xhamia ka shërbyer për nevoja fetare, ndërsa gjate luftërave ballkanike dhe luftës së parë botërore pësoj dëmtime të mëdha, sidomos të hajatit.

Me formimin e Entit për Mbrojtjen e Përmendoreve Kulturore në vitin 1967, filloi përkujdesja për monumentet. Kështu gjatë viteve 1968, 1969 pas një renovimi xhamia shndërrohet në Muze të Dorëshkrimeve Orientale, kurse gjatë viteve 1973-1978 bëhet restaurimi dhe konservimi i pikturave murale. Nga viti 2007 deri në vitin 2011 janë bërë punimet restauro-konservuese si në enterier po ashtu edhe në eksterier.

Duke u bazuar në gjurmët dhe dokumentet e vjetra është bërë rikonstruimi i tërësishëm i Hajatit, përforcimi struktural i kupolës, ndërrimi i mbulesës nga plumbi, restaurimi dhe konservimi i pikturave murale. Në vitin 2011 Xhamia e Sinan Pashës pas një periudhe të gjatë është hapur përsëri në shërbim të besimtarëve.

Bazuar në vlerat historike, artistike, shkencore, shpirtërore dhe rariteti, aseti Xhamia e Sinan Pashës në vitin 2016 është shpallur në mbrojtje të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Ky shkrim u bazua ne informacionet e Keshillit te Kosoves per Trashegimi Kulturore