Ismet Rexhepi: Reformat janë të domosdoshme në mënyrë që të shmangen aksidentet në rrugë

I ftuar në emisionin “Puls” për të diskutuar rreth sigurisë në trafik z. Ismet Rexhepi kryetar i FASK njëherësh edhe themelues i AMCK Kosova, u shpreh se reforma është mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve, sipas tij ngecjet e vazhdueshme në këtë fushë duhet të identifikohen dhe të ndërmerren hapa konkret në zgjidhjen e problemit.

Për më shumë ndiqni deklaratën e tij në videon e mëposhtme;

Nëse keni veturë më të vjetër se 20 vjeç, mos e shisni: Ja përse

Shumë persona mbajnë vetura të vjetra sa për kujtim për vitet e rinisë, apo nga dëshira për t’i koleksionuar, mirëpo ka edhe nga ata që janë të apasionuar pas modeleve të fundit, me zero kilometrazh.

Mirëpo, vlera e veturave të vjetra është rritur shumë kohëve të fundit.

Sipas një studimi të bërë në Angli, shumë persona kanë nostalgji për automjetet e para që kanë patur dhe kërkojnë t’i blejnë sërish apo t’i koleksionojnë.

Sipas anketimeve të bëra në faqen “Honest John Classics”, ka rezultuar se në Britani të Madhe njerëzit po mbledhin para për të rregulluar automjetet e vjetra që kanë një moshë rreth 20-vjeçare.

Janë disa modele të caktuara automjetesh të vjetëra që po preferohen dhe ende janë në qarkullim. Të tilla janë “Mini Cooper” e prodhimit të viteve 2001-2007, Rover 75 1999-2005, MG TF 2002-2005, Toyota MR2 2002-2006, Jaguar XJ 2003-2009, Ford Focus 1998-2004, Mazda MX-5 1998-2005, MG ZR 2001-2005, Citroen Saxo VTR/VTS 2001-2005, BMW Serie 5 E39 1996-2003.

Ata që posedojnë makina të tilla kanë filluar t’i mirëmbajnë duke u ndërruar pjesë, kryesisht katalizatorin për t’iu përshtatur normave të ndotjes, sikurse po ndodh në Britani të Madhe.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1052 tiketa, janë regjistruar 25 aksidente trafiku ku 12 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

45 vjet më parë u krijua i famshmi VW Golf – shikoni se si ka ndryshuar gjatë këtyre viteve (Foto)

Vetura e njohur Volkswagen Golf është një veturë e prodhuar nga prodhuesi gjerman i veturave Volkswagen që nga viti 1974.

Ky lloj i veturave, ka një numër të madh të përdoruesve në treg në mbarë botën, në të shtatë gjeneratat e tij, me pamje të ndryshme.

Madje, siç thuhet tutje, që atëherë, kjo veturë ka zënë vendin e veturës më të shitur nga Volkswagen dhe një nga tre veturat më të shitura në botë.

Siç bëhet e ditur, mbi 30 milionë kopje janë shitur deri në vitin 2013.

Modele të ndryshme u shfaqën në çdo brez, si Golf GTI ose Golf Cabrio, ose ato që u shitën vetëm në tregje të caktuara, si Golf Rabbit.

Si rezultat i suksesit, Volkswagen Golf ka fituar shumë çmime përgjatë historisë. 

Çfarë kuptimi kanë etiketat, shkronjat dhe numrat e gomave?

A keni menduar ndonjëherë se çfarë kuptimi kanë simbolet të cilat janë të shënjuara në goma apo në etiketa të gomave?

Kjo guidë ju vjen në ndihmë për të zbuluar misteret pas disa prej etiketimeve dhe kodeve të shtypura mbi to.

Etiketat

Të gjitha gomat e reja të shitura në Bashkimin Evropian pas Nëntorit të 2012-ës vijnë me një etiketë standarde.

Ajo shërben për të klasifikuar goma sipas tre kategorive: konsumit të karburantit, fërkimit në lagështirë dhe zhurmës që prodhojnë.

Vlerësimi fillon nga A gjelbër (rezultati më i mirë) tek G e kuqe (rezultati më i dobët). Zhurma e prodhuar matet në decibel (dB).

Vetë etiketa është e ngjashme me ato të elektroshtëpiakeve. Kjo bëhet me qëllim që drejtuesit e makinave të kenë më shumë informacion kur blejnë goma të reja.

Konsumi i karburantit

Kjo etiketë tregon fërkimin e gomave gjatë rrotullimit duke matur sasinë e energjisë që humbet. Kjo sasi energjie e konsumuar varet nga konsumi i veshjes së gomave dhe thërrmimi i tyre.

Gomat që kanë fërkim më të ulët gjatë rrotullimit konsumojnë më pak karburant dhe si rezultat vlerësimi është më i lartë.

Fërkimi në lagështirë

Vlerësimi i fërkimit të gomës në lagështirë matet për nga distanca që i duhet makinës për tu ndalur në mot me shi.

Në të vërtetë distanca e ndalimi varet nga disa faktorë por kryesori është fërkimi i gomave me asfaltin në lagështirë dhe presioni i tyre.

Prodhuesit e gomave të makinave përpiqen të gjejnë të mesmen e artë mes konsumit të ulët të karburantit dhe fërkimit të duhur në rrugë.

Zhurmat

Zhurma e jashtme e prodhuar nga gomat matet në decibel (dB) dhe është një indikator i prezantuar së fundi në mënyrë që shoferët të shmangin ndotjen akustike.

Me këtë synohet të ulen zhurmat në rrugë. Indikatori vizual është në formë valësh nga më e ulëta tek më e larta. Me goma që prodhojnë pak zhurmë, jo vetëm ata që janë rreth jush të ndihen falenderues por edhe ju makinës suaj.

Kuptimi i numrave

Çdo gomë ka shkronja dhe numra të shtypura të cilat japin informacionin e duhur rreth gomës që keni nevojë në makinën tuaj.

Ato përcaktojnë gjerësinë, lartësinë, diametrin, profilin, peshën maksimale dhe shpejtësinë maksimale. Ja një shembull si mëposhtë:

Dhe ja çfarë secili prej numrave dhe shkronjave tregojnë:

193 – Gjerësia e gomës në milimetra

60 – Lartësia e gomës

R – Ndërtimi rrezor

15 – Diametri i disqeve në inç

94 – Pesha maksimale që mund të mbajë goma

W – Shpejtësia maksimale që mund të përballojë goma

Këto të dhëna përdoren për të përcaktuar edhe presionin ideal të gomës.

Shpejtësia maksimale sipas shkronjave

Shkronja që korrespondon me shpejtësinë maksimale të gomës është e fundit mes numrave dhe gërmave të shtypura mbi të. Ajo tregon shpejtësinë maksimale që mund të përballojnë. Ja një tabelë:

ShkronjaShpejtësia në KM/h
N140
P150
Q160
R170
S180
T190
U200
H210
V240
Z240+
W270
Y300

Pesha maksimale

Siç sugjeron edhe titulli i këtij paragrafi, ky indikator tregon peshën maksimale që një gomë mund të mbajë.

Një gomë me një indeks peshe prej 91 mund të mbajë deri në 615 kilogram. Shumëzoje për katër dhe pesha që mund të ngarkoni në makinën tuaj është 2,460 kilogram.

Mbipesha mund të kompromentojë sigurinë por edhe konsumin e karburantit.

Ja indikatorët e peshës:

INDEKSI I PESHËSPESHA NË KG
62265
63272
64280
65290
66300
67307
68315
69325
70335
71345
72355
73365
74375
75387
76400
77412
78425
79437
80450
81462
82475
83487
INDEKSI I PESHËSPESHA NË KG
84500
85515
86530
87545
88560
89580
90600
91615
92630
93650
94670
95690
96710
97730
98750
99775
100800
101825
102850
103875
104900
105925
INDEKSI I PESHËSPESHA NË KG
106950
107975
1081000
1091030
1101060
1111090
1121120
1131150
1141180
1151215
1161250
1171285
1181320
1191360
1201400
1211450
1221500
1231550
1241600
1251650
1261700

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1478 tiketa, janë regjistruar 30 aksidente trafiku ku 10 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Si të bëheni gati për udhëtime të gjata

Sa më gjatë të keni në plan për të udhëtuar, aq më shumë përgatitje për veturën ju duhet.

-Provoni gomat a janë të fryra sa duhet. 

Në shumicën e pompave të benzinës ka mjete për të fryrë gomat tuaja dhe për të balancuar ajrin brenda në goma. Edhe goma rezervë duhet të jetë e fryer sipas rregullit të gomave që ju i përdorni. Përveç gomave, ju duhet të kontrolloni edhe paisjet për të ndërruar gomat, duke u siguruar a i keni të gjithë çelsat për ndërrimin e gomave. Gjithashtu sigurohuni që dini të ndërroni gomat e veturës në rast të ndonjë fatkeqësie.

-Kontrolloni vajrat e veturës nëse janë në rregull.

Uji, karburanti dhe vaji i motorit duhet të jenë në nivelin e duhur që ju të vozisni pa brenga jashtë shtetit. Nëse nuk janë në rregull vajrat dhe uji i veturës, mos merni udhëtime të gjata.

-Kontrolloni a janë në rregull të gjithë sinjalizuesit e veturës tuaj. 

Dritat për ndriçim të rrugës, sinjalizimet për kthim në të majtë dhe të djathtë, dritat për ndalesë pas dhe dritat për mjegull gjithashtu duhet të jenë në rregull.

– Familjarët dhe shokët e familjes suaj duhet të dinë se në çfarë drejtimi jeni nisur.

 Kjo duhet të bëhet, që në rast aksidenteve, të dinë në cilin drejtim mund të ju gjejnë.

– Kontrolloni motin në vendin ku shkoni. 

Edhe për rrobat që ju duhet të merrni me vete por më e rëndësishme është për paisjet e makinës suaj. Rruga mund të jetë e lagësht ndërsa ju duhet të keni kujdes që të vozisni me shpejtësi të kontrolluar.

– Në veturë duhet të keni materiale shëndetësore për intervenim të shpejtë.

 Fasha, barna për rrugë, ujë dhe dezifektuesit duhet të jenë në kutinë e veturës suaj për ndihmë të parë. Përditësojeni paketën tuaj të ndihmës së parë pas një kohe, në rast se ndonjë produktit i ka kaluar afati.

Siguria e familjes suaj është më e rëndësishme se dënimi. Vozisni sipas rregullave dhe shenjave në komunikacion.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1153 tiketa, janë regjistruar 29 aksidente trafiku ku 13 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa 1 me fatalitet.

Këto janë pesë gabimet më të shpeshta që bëjnë pronarët dhe shkatërrojnë makinën e tyre.

Të qenit pronar i automobilit nuk është e lehtë. Duhet kujdesur mirë për të, kështu që ëndrra nuk do të kthehet në makth.

Shumë njerëz me vetëdije ose pa vetëdije nuk e sigurojnë veturën dhe çdo prishje kthehet si një bumerang. Kjo ndikon te kuleta, pasi çdo prishje në fund është dy herë më e shtrenjtë. Këto janë pesë gabimet më të shpeshta që bëjnë pronarët dhe shkatërrojnë makinën e tyre.

1. Injorimi i indikatorit ‘Check engine’

Indikatori ‘Check engine’ nuk është “problem” që duhet tejkaluar, i cili paraqitet vetëm për një ditë dhe nuk përsëritet më. Çdo herë kur të aktivizohet, duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë, pasi injorimi mund të rezultojë me rregullime të shtrenjta.

2. Mos ndërrimi i rregull i vajit dhe filtrave

Vaji për motor është si gjaku për trupin e njeriut. Është thelbësore për funksionimin e duhur dhe nuk është e këshillueshme të kaloni intervalin e zëvendësimit. Shumë mendojnë se është e rëndësishme të ketë vetëm vaj, por nuk marrin parasysh se vetitë e vajit bien me kalimin e kohës. Zëvendësimi i filtrit është po aq i rëndësishëm sepse nuk lejon që papastërtitë të depërtojnë në pjesët vitale.

3. Gomat e vjetra

Kostoja e ulët është arsyeja pse shumica nuk kujdesen për vjetërsinë dhe gjendjen e gomave, por përqendrohen vetëm në thellësinë e tyre. Është gjithmonë e rëndësishme të mbani mend se vetura është në kontakt me një sipërfaqe. Siguria e vozitjes varet kryesisht nga gjendja e gomave dhe ajo lidhet drejtpërdrejt me vjetërsinë, thellësinë e tyre dhe presionin e duhur.

4. Higjiena e keqe e automobilit

Pastërtia është gjysma e shëndetit. E njëjta vlen edhe për një veturë. Është më e lehtë të vërehen parregullsi dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme të hiqni të gjitha grimcat që mund të shkaktojnë dëme në kohë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për larjen e detajuar pas ditëve të ftohta, pasi me këtë do të mbroni veturën nga korrozioni.

5. Jeni një shofer i pakujdesshëm

Pavarësisht nga kushtet në rrugë, vetura duhet gjithmonë të trajtohet me kujdes. Të gjitha lëvizjet e papritura, goditjet e gomave, frenim të panevojshëm apo goditje në gropa do e dëmtojnë veturën tuaj.

Shoferi i pakujdesshëm në mënyrë të panevojshme rrit konsumin e të gjitha qarqeve vitale dhe dëmton përgjithmonë veturën. Dallimet mund të jenë aq të mëdha saqë makina prej 100,000 km është në gjendje shumë më të keqe se i njëjti model, në duart e mira dhe të ndërgjegjshme me 300,000 km.

U aprovua versioni final i Autostradës së Dukagjinit

Komiteti drejtues ndërministror për zhvillimin e projektit “Autostrada Istog-Peje-Deçan-Gjakovë – Prizren”, ka shqyrtuar dhe miratuar propozimin për variantin final të këtij projekti. Përzgjedhja e këtij varianti të Autostradës së Dukagjinit, vjen pas dëgjimeve publike të realizuara me qytetarët e të gjitha komunave që i përshkon ky projekt.

Ministri I Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, kryesues i këtij komiteti, theksoi rëndësinë e këtij vendimi i cili i hapë rrugë projektimit të detajuar. Mes të tjerash shtoi se më këtë autostradë, Kosovës i hapet perspektivë më e madhe me krijimin e lidhjeve me korridoret pan evropiane.

Anëtarët e komitetit diskutuan edhe për të tjera aspekte të ecurisë së realizimit të këtij projekti, ndërsa u shprehën të kënaqur me procesin e deritanishëm.